tmerr ne ekuador gjenden pese koka njerezish te varura ne nje plazh turistik me nje mesazh kercenues 6964a7e5b2228

Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues

January 12, 2026
1 minut lexim

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë kokave njerëzore të lëna të varura në sy të publikut, së bashku me një mesazh kërcënues, në një plazh turistik në pjesën jugperëndimore të vendit, i cili është goditur nga një valë dhune ditët e fundit.

Zbulimi makabër u bë në Puerto Lopez, në provincën Manavi, një destinacion popullor për vëzhgimin e balenave, ku nëntë persona, përfshirë një foshnjë, u vranë në fund të dhjetorit në një seri incidentesh që autoritetet ia atribuojnë konflikteve të bandave.
Dje, imazhet që qarkulluan në mediat sociale treguan pesë kokat e varura me litarë në dy shtylla druri në plazh, përballë detit. Pranë tyre, një tabelë në një dërrasë druri kërcënonte anëtarët e bandës që shantazhojnë tregtarët dhe banorët për të nxjerrë pagesa për mbrojtje të supozuar.

Ekuadori, midis dy vendeve me eksportet më të mëdha të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, po përjeton një përshkallëzim të frikshëm të dhunës për shkak të konflikteve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane.
Pavarësisht luftës së shpallur kundër bandave nga Presidenti ekuadoras Daniel Noboa, në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, në vendin me pak më shumë se 18 milionë banorë u kryen më shumë se 4,600 vrasje, një numër që u rrit me 47% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termeti qe la te vdekur 316 mije njerez 6964a63333fa7
Lajmi i mëparshëm

​Tërmeti që la të vdekur 316 mijë njerëz

ndryshime ne drejtimin e disa drejtorive vendore te policise 6964aaf28a8af
Lajmi i radhës

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë