tjeter hap per paqe me rusine ekipi ukrainas niset drejt shba se per negociatat e reja 692b86ea1fe1d

Tjetër hap për paqe me Rusinë, ekipi ukrainas niset drejt SHBA-së për negociatat e reja

November 30, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delegacion i shtetit të tij, i udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Umerov u vu në krye të delegacionit ukrainas, pasi kryenegociatori paraprak, shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqje një ditë më parë, pasi hetuesit kundër korrupsionit bastisën zyrën dhe shtëpinë e tij.

Zelensky tha se pret që rezultatet e takimeve të mëhershme me SHBA-në në Gjenevë, që u zhvilluan fundjavën e kaluar, tani të “konkretizohen” në bisedimet e së dielës.

Këto takime i mundësuan Ukrainës që të paraqiste propozimet e saj, pasi sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll, paraqiti propozimet amerikane tek udhëheqësit në Kiev pothuajse dy javë më parë.

“Rustem dorëzoi sot një raport dhe detyra është e qartë: të punojmë shpejt dhe me substancë për hapat e nevojshëm për të përfunduar luftën”, shkroi Zelensky në X. Yermak i tha New York Post disa orë pas dorëheqjes se po “shkon në front”. “Jam një njeri i ndershëm dhe i respektueshëm”, tha ai.

Ukraina po përballet me presion nga Uashingtoni për të pranuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa Zelensky gjendet në situatën më të vështirë politike dhe ushtarake që nga ditët e para të pushtimit rus më 2022.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthehen fluturimet rregullohet defekti ne softueret e airbus 692b85346814d
Lajmi i mëparshëm

Rikthehen fluturimet, rregullohet defekti në softueret e “Airbus”

ekspertet paralajmerojne tharja e rrobave brenda dhomes sjell pasoja serioze per shendetin 692b8d31ce1b8
Lajmi i radhës

Ekspertët paralajmërojnë: Tharja e rrobave brenda dhomës sjell pasoja serioze për shëndetin

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë