tjeter fitore per kastriotin adonit isufi shenon 11 gola 690bc3f4487d0

Tjetër fitore për Kastriotin, Adonit Isufi shënon 11 gola

November 5, 2025
1 minut lexim

Kastrioti i është kthyer me fitore garës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Kastrioti i Ferizajt e mposhti Vushtrrinë me rezultat 47:38. 

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së shtatë të Superligës së hendbollistëve.

Adonit Isufi i shënoi plot 11 gola për ferizajasit.

Shtatë i realizoi Gentrit Brahimi e pesë Jeton Bislimi.

Te Vushtrria bindshëm më efikasi ishte Egzon Ademi me 16 gola. Tetë i shënoi Bleon Gela.

Për Kastriotin ishte fitorja e pestë nga gjashtë ndeshje. Udhëheq në tabelë me 10 pikë. Vushtrria mbetet skuadra e vetme pa pikë.

Të enjten janë ndeshjet Prishtina – Trepça dhe Rahoveci – Llapi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ma heq trurin ti kam qejf b mjeku ngacmon seksualisht pacienten kujdes18 690bc3953894e
Lajmi i mëparshëm

“Ma heq trurin, t’i kam qejf b**”, mjeku ngacmon seksualisht pacienten (Kujdes,+18)

gjendet e pajete nje studente nga kosova ne tetove reagon ambasada e kosoves 690bc400e110f
Lajmi i radhës

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada e Kosovës

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë