tiranathlon ne kryeqytet kufizohet qarkullimi ne disa rruge 6ab8caf0e2972

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
1 minut lexim

Gara e çiklizmit vrapimit dhe notit, “Tiranathlon”, që zhvillohet sot pranë Liqenit të Farkës, do të sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore të Tiranës.

Sipas masave të përcaktuara nga Bashkia e Tiranës, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00 dhe do të prekin kryesisht zonën nga Farka dhe TEG-u në drejtim të Shkozës.

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, qarkullimi do të kufizohet në rrugën “Daxhit”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”. Në masat e trafikut përfshihet edhe rruga “Dëshmorët e Helikopterëve”.

Kufizime do të ketë gjithashtu në Bulevardin “Zhan D’Ark” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugët “Selman Riza” dhe “Kastriot Feska”. Ndërkohë, qarkullimi do të kufizohet edhe në rrugën interurbane kryesore në aksin TEG–Ura e Shkozës, si dhe në një segment të Unazës së Madhe, nga nyja e Rrethrrotullimit të Freskut në drejtim të TEG-ut.

Për shkak të kufizimeve, automjetet do të devijohen përmes Rrethrrotullimit të Freskut, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ndryshime të përkohshme do të ketë edhe në transportin publik. Linja urbane 10/A, që lidh Maternitetin e Ri me qendrën dhe Ish-Fushën e Aviacionit, do të devijohet përkohësisht në zonën e urës së Brrylit. Ndërsa linja 10/C, në itinerarin Rrethrrotullimi i Shkozës–Ish-Fusha e Aviacionit, do të pezullohet gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit.

Autoritetet bëjnë me dije se mjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të vijojnë të lëvizin normalisht në të gjitha akset e prekura nga masat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ka qene bashkepunetor i sherbimit sekret te cfare deklaronte zafir berisha per hashim thacin ne vitin 2016 6ab8ca745cbd8
Lajmi i mëparshëm

“Ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret të…” – Çfarë deklaronte Zafir Berisha për Hashim Thaçin në vitin 2016

stuhi e fuqishme godet verilindjen e shba se permbytje viktima dhe mijera fluturime te anuluara 6ab8cb50ae2f0
Lajmi i radhës

Stuhi e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, përmbytje, viktima dhe mijëra fluturime të anuluara

Të fundit nga

ShkoLartë