Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, në vitin 2016 kishte bërë deklarata të rënda ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ngritur dyshime për një pretendim se ai kishte qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret francez.
Në një emision televiziv, Berisha kishte përmendur deklaratat e ish-zyrtarëve të lartë të shërbimit sekret francez, të cilët pretendohej se kishin thënë se Thaçi kishte qenë bashkëpunëtor i tyre
I pyetur nëse i besonte këtij pretendimi, Berisha ishte shprehur se kishte të dhëna dhe se dyshonte se Thaçi kishte bashkëpunuar me shërbime të huaja.
“Hashim Thaçi, si një i atakum më të drejtë nga opinioni, asnjëherë nuk është diferencu, ose edhe nuk ka reagu as për mirë, as për keq, në rreth një dokumentari të zyrtarëve të lartë të ish-shërbimit sekret francez, të cilët publikisht kanë dalë nëpër media, kanë thonë se Hashimin e kemi pasur bashkëpunëtor.
I referohuni Arnaud Danjean, po?
Po, po.
Edhe, i besoni që zoti Thaçi ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret francez?
More në rast se u kanë veç i Francës, lulë është, po mos u kanë edhe ma shumë se Francën. Për Hashimin kom të dhëna, une dyshoj me fakte, bile tash kom insistu, në rast se nuk është pika e parë që Hashim Thaçi m’u shpall tradhtar i vendit…
Une nuk jam ai që votoj rezoluta koti…
Unë e them me shumë vetëdije këtë, Hashim Thaçi, herët a vonë ka me kuptu ky popull, se gjithë të zezat që po i vijnë këtij vendi, vijnë prej tij dhe ky nuk është ndonjë zbulim epokal”, kishte thënë ai.
Burimi: botasot.info


