tirana rikthehet ne stervitje 68b9967c87412

Tirana rikthehet në stërvitje

September 4, 2025
1 minut lexim

Pas një pushimi të shkurtër, Tirana i është rikthyer dje stërvitjes në kompleksin e saj, teksa skuadra bardheblu ka nisur përgatitjet për sfidën e javës së ardhshme ndaj Flamurtarit.

Lajmi më i mirë për trajnerin është afrimi i Alfred Mensah, i cili është bashkuar me grupin dhe pritet të jetë gati për të nisur si titullar.

Sulmuesi shihet si një armë e rëndësishme në repartin ofensiv, veçanërisht për një ndeshje delikate si ajo kundër vlonjatëve.

Ndërkohë, dilemat më të mëdha mbeten te lojtarët e dëmtuar. Meta dhe Dembele vazhdojnë të jenë në dyshim për përballjen e radhës. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Meta do të jetë i grumbulluar, por gjasat më të mëdha, janë që ai, ta nisë ndeshjen nga stoli. Sa i përket Dembelesë, stafi mjekësor do të vendosë në momentet e fundit për aktivizimin e tij, ndonëse të gjithë janë optimistë se do të jetë në fushë.

Bardheblutë synojnë të marrin maksimumin ndaj Flamurtarit, për të konsoliduar pozitat në renditje dhe për të nisur me moral të lartë një seri ndeshjesh të rëndësishme.

Formacioni- Nëse Dembele do të jetë në fushën e lojës, kompozimi i skuadrës do të jetë i ndryshëm. Kështu, Lleshi me shumë mundësi do të spostohet në mesfushë, ndërsa Soler do të qëndrojë në mbrojtje. Mesfusha do të jetë me Rafael, Lleshi dhe Patsatsia. Në sulm, në njërin krah luan Tabeku, në krahun e djathtë Haxhiu dhe në sulm Alfred Mensah. Gati pritet të jetë Zhunior dhe afrimet e tjera të merkatos.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denar biba terhiqet nga gara ked konfirmon 6 kandidatet e kualifikuar per vendin vakant ne gjykaten kushtetuese 68b99617f254b
Lajmi i mëparshëm

Denar Biba tërhiqet nga gara, KED konfirmon 6 kandidatët e kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

vdes giorgio armani 68b99681ea236
Lajmi i radhës

Vdes Giorgio Armani

Të fundit nga

ShkoLartë