tirana pret forumin e pare te investimeve be ballkani perendimor hap kyc drejt integrimit ekonomik 68da5357deaab

​Tirana pret Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, hap kyç drejt integrimit ekonomik

September 29, 2025
1 minut lexim

Në datat 13 dhe 14 tetor 2025, Tirana do të mirëpresë Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU-Western Balkans Investment Forum), i mbështetur drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian.

Forumi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve të Tiranës, duke ofruar një platformë unike për të nxitur investimet e huaja direkte, inovacionin dhe integrimin ekonomik të rajonit.

Ky event që mbështetet nga Komisioni Europian synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), shkruan RTSH, transmeton KosovaPress.

Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm pasi vjen në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i prezantuar nga Komisioni Europian në vitin 2024, i cili parashikon mbi 30 miliardë euro investime në infrastrukturë, energji të rinovueshme dhe digjitalizim deri në fund të dekadës.

Sipas të dhënave të fundit nga Western Balkans Investment Frameëork (ËBIF), një iniciativë e financuar nga BE-ja, rajoni ka tërhequr tashmë mbi 1.1 miliardë euro investime vetëm në vitin 2025 për efikasitet energjetik dhe dekarbonizim, duke rezultuar në kursime të konsiderueshme të CO₂-së dhe energjisë.

Fondet, të kombinuara me grantet e BE-së prej 400 milionë eurosh të miratuara kohët e fundit, synojnë të transformojnë ekonominë rajonale, duke e bërë Ballkanin Perëndimor një pike referimi për kompanitë evropiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidati i vlen per cairin klubi i mundjes liria eshte krenari e sportit dhe tradites shqiptare 68da51f30c672
Lajmi i mëparshëm

Kandidati i VLEN për Çairin: “Klubi i mundjes Liria është krenari e sportit dhe traditës shqiptare”

gjilani ndane rruget me trajnerin ardian nuhiu 68da53b4204ea
Lajmi i radhës

Gjilani ndanë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu

Të fundit nga

ShkoLartë