tirana mbetet e vetme ne fund 69adca853ad89

Tirana mbetet e vetme në fund

March 8, 2026
1 minut lexim

Ndeshjet e sotme në javën e 27-të të Abissnet Superiore, kanë prodhuar rezultate shumë interesante që kanë ndikuar luftën si për kreun e tabelës, ashtu edhe atë për mbijetesën.

Humbja e Vllaznisë përballë Flamurtarit në transfertë dhe fitorja e Elbasanit ndaj Tiranës po jashtë fushës, ka bërë që diferenca e shkodranëve me ndjekësit të ngushtohet.

Por paralelisht, ka bërë që Flamurtari të ringjallë shanset për mbijetesën, duke lënë bardheblutë kryeqytetas të vetëm në fundin e renditjes dhe të shkëputur nga ekipet përpara.

Për Tiranën situata bëhet edhe më problematike për shkak të fitores së Bylisit ndaj Vorës, që ka bërë të rritet diferenca me zonën e play-out, që të paktën shmang rënien direkte.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juela partneri im ka dhene jeten sepse ka pasur nje moter per shume vite te maltretuar nga ish burri i saj 69adc430c6d55
Lajmi i mëparshëm

Juela: Partneri im ka dhënë jetën sepse ka pasur një motër për shumë vite të maltretuar nga ish-burri i saj

tentoi te fillonte nje jete te re ne londer ekstradohet shqiptari pasi ishte denuar per vjedhjen e nje celulari 69adcb74db837
Lajmi i radhës

Tentoi të fillonte një jetë të re në Londër/ Ekstradohet shqiptari pasi ishte dënuar për vjedhjen e një celulari

Të fundit nga

ShkoLartë