Ndeshjet e sotme në javën e 27-të të Abissnet Superiore, kanë prodhuar rezultate shumë interesante që kanë ndikuar luftën si për kreun e tabelës, ashtu edhe atë për mbijetesën.
Humbja e Vllaznisë përballë Flamurtarit në transfertë dhe fitorja e Elbasanit ndaj Tiranës po jashtë fushës, ka bërë që diferenca e shkodranëve me ndjekësit të ngushtohet.
Por paralelisht, ka bërë që Flamurtari të ringjallë shanset për mbijetesën, duke lënë bardheblutë kryeqytetas të vetëm në fundin e renditjes dhe të shkëputur nga ekipet përpara.
Për Tiranën situata bëhet edhe më problematike për shkak të fitores së Bylisit ndaj Vorës, që ka bërë të rritet diferenca me zonën e play-out, që të paktën shmang rënien direkte.
Burimi: botasot.info


