tiktok do te krijoje nje aplikacion te ri vetem per shba ne 686bed0e6508b

TikTok do të krijojë një aplikacion të ri vetëm për SHBA-në

July 7, 2025
1 minut lexim

ByteDance raportohet se po zhvillon një version të ri të aplikacionit TikTok vetëm për SHBA-në që do ta lançojë më 5 Shtator. Sipas The Information, kompania po ecën përpara me këtë plan për të qenë në përputhje me ligjin që kërkon shitjen e biznesit të TikTok në SHBA ose përndryshe rrezikon dëbimin nga vendi.

Raportoi sugjeron se përdoruesit në SHBA duhet të përdorin një aplikacion të ri nëse duan të kenë qasje në rrjetin social TikTok. Thuhet se ByteDance do të heqë aplikacionin ekzistues të TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA në momentin që i riu debution.

Besohet se versioni ekszitues i aplikacionit do të ndalojë së funksionuari në Mars dhe pse afatet mund të ndryshojnë.

Ky është zhvillimi më i fundit në sagën e TikTok ndërsa e ardhmja e tij është e paqartë pasi presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj që i jepte afat deri më 19 Janar të këtij viti të shiste biznesin Amerikan ose mund të dëbohej.

Por presidenti Trump vendosi ta shtyjë dy herë këtë afat përmes një urdhri ekzekutiv. Tashmë besohet se një marrëveshje është pranë ndërsa pritet miratimi i qeverisë Kineze. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti iranian thote se izraeli ka tentuar ta vrase 686beb6a1153f
Lajmi i mëparshëm

Presidenti iranian thotë se Izraeli ka tentuar ta vrasë

mbyllet kufiri i bllaces ska hyrje dalje nga maqedonia e veriut 686bee7688fd5
Lajmi i radhës

Mbyllet kufiri i Bllacës, s’ka hyrje dalje nga Maqedonia e Veriut

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë