tifozi i liverpool i denuar me tre vite larg stadiumeve flet pas incidentit ne anfield road 68cc0b805db4d

Tifozi i Liverpool i dënuar me tre vite larg stadiumeve flet pas incidentit në “Anfield Road”

September 18, 2025
1 minut lexim

Minutat e fundit në “Anfield Road” ishin një makth i vërtetë për Atletico Madrid.

Goli i Van Dijk prishi ëndrrat e ekipit spanjoll, i cili kishte arritur me shumë mund të barazonte përballë rivalëve anglezë.

Gjatë festës së golit të tretë një tifoz i Liverpool provokoi Simeone-n, i cili humbi durimin dhe rreagoi ashpër duke u ndëshkuar më pas nga kryesori me karton të kuq.

Për këtë episod vetë Simeone pranoi në fund të ndeshjes se ishte provokuar, por njëkohësisht tha se nuk duhej që të biente pre e fjalëve që i kishin ardhur nga shkallët e stadiumit.

Në rrjetet sociale nuk mungoi replika e tifozit, i cili provokoi trajnerin argjentinasin.

“Simeone është një frikacak, ajo çfarë u shkrua në medie pas ndeshjes nuk ka lidhje me realitetin pasi kurrë nuk kemi ofenduar trajnerin me sfond racist.

Maksimumi mund ta kemi ofenduar pasi i treguam gishtin e mesit”, tha Jonny Poulter, i cili në 2015-ën u përjashtua për tri vite nga “Afield Road” pasi kishte ofenduar një tifoze tetraplegjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpallet i pafajshem davide pecorelli 68cc0b1466528
Lajmi i mëparshëm

Shpallet i pafajshëm Davide Pecorelli

gjykimi ne rastin e 53 milioneshit ish drejtori i zyres ligjore ne mi thote se kishte presion me rastin e perpilimit te opinionit ligjor 68cc0b83cde9e
Lajmi i radhës

Gjykimi në rastin e “53-milionëshit”, ish-drejtori i Zyrës Ligjore në MI thotë se kishte presion me rastin e përpilimit të opinionit ligjor

Të fundit nga

ShkoLartë