tifozet izraelite te futbollit shkaktojne zemerim ne poloni me pankarten vrases 689ee44941d89

Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”

August 15, 2025
1 minut lexim

Tifozët izraelitë e ngritën një pankartë ku shkruhej “Vrasës që nga viti 1939” gjatë një ndeshjeje futbolli kundër një ekipi polak të enjten mbrëma, duke shkaktuar zemërim në Poloni, pasi presidenti polak tha se ajo fyen kujtimin e polakëve, përfshirë hebrenjve, të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Polonia ishte e pushtuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Popullsia e saj hebraike prej 3.2 milionësh ishte më e madhja në Evropë në fillim të luftës. Pothuajse të gjithë u vranë, shumë prej tyre në kampet e vdekjes së Gjermanisë naziste, ndërsa edhe 3 milionë qytetarë të tjerë johebre humbën jetën gjatë pushtimit.

Mosmarrëveshjet historike për Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin kanë tensionuar marrëdhëniet mes Polonisë dhe Izraelit edhe më parë.

Studime të ndryshme kanë treguar se disa polakë kanë qenë bashkëpjesëmarrës në vrasjen e hebrenjve nga Gjermania naziste, por shumë polakë i hedhin poshtë këto pretendime, duke thënë se ato përbëjnë përpjekje për ta njollosur një vend që ka vuajtur shumë gjatë luftës.

Pankarta “Vrasës që nga viti 1939” u shfaq mbi një rresht ulësesh nga tifozët e klubit izraelit Maccabi Haifa gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Rakow Czestochowa, e cila u zhvillua në Debrecen të Hungarisë për arsye sigurie.

“Pankarta skandaloze e shfaqur nga tifozët e Maccabi Haifa fyen kujtimin e qytetarëve polakë – viktima të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë 3 milionë hebrenj”, shkroi në X presidenti polak, Karol Nawrocki.

“Kjo është marrëzi që asnjë fjalë nuk mund ta arsyetojë”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, tha se “anti-polonizmi dhe shtrembërimi skandaloz i historisë polake nga huliganët izraelitë kërkon dënim të ashpër”.

Edhe Ambasada e Izraelit në Varshavë e dënoi pankartën.

“Nuk ka vend për fjalë dhe veprime të tilla, nga asnjë palë, as në stadium e askund tjetër. Kurrë!” shkroi ambasada në X.

“Këto incidente të turpshme nuk pasqyrojnë shpirtin e shumicës së tifozëve izraelitë”, shtoi ajo.

Rakow Czestochowa fitoi e ndeshjen 2:0, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1 nga dy ndeshje./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e 14 vjecarit ne maliq arrestohen 8 persona 689ee3d2a7d55
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

koci gjendja politike eshte alarmante politikanet po e shfrytezojne pasivitetin qytetar 689ee44cccb8e
Lajmi i radhës

Koci: Gjendja politike është alarmante, politikanët po e shfrytëzojnë pasivitetin qytetar

Të fundit nga

ShkoLartë