tifozet enderrojne jashari nuk luan ne miqesoren e bryzhit 6875e98cbef6c

Tifozët ëndërrojnë, Jashari nuk luan në miqësoren e Bryzhit

July 15, 2025
1 minut lexim

Saga e gjatë e merkatos mes Milanit dhe Klub Bryzhit për Ardon Jasharin vijon të marrë zhvillime të reja. Mesfushori i talentuar zviceran nuk ishte i pranishëm në fushë gjatë ndeshjes miqësore që belgët zhvilluan të premten pasdite, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e tij të afërt.

Një mungesë që mund të jetë sinjal për afrimin e marrëveshjes me kuqezinjtë, ose thjesht një rastësi taktike, por në çdo rast ka ndezur diskutimet në ambientin kuqezi. Brenda ambienteve të Milanit ka ndjeshmëri të lartë për këtë dosje, sidomos pas intervistës jo fort të pëlqyeshme që drejtuesit e Klub Bryzhit dhanë të enjten, duke lënë të kuptohet një qëndrim të ashpër në negociata.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka bërë të qartë se klubi nuk do të rrisë ofertën e fundit, 33 milionë euro fikse plus 5 milionë në formë bonusesh. Në këtë sfond tensioni, gjithçka mund të varet nga vetë lojtari. Ardon Jashari, që tashmë ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Milano, është duke ushtruar presion të brendshëm për të lehtësuar kalimin te skuadra e Masimiliano Alegrit.

Shpresa e kuqezinjve është që fundjava të sjellë zhvillime pozitive, ndoshta edhe një hap të parë drejt përmbylljes së marrëveshjes, që do të sillte një nga mesfushorët më premtues të Europës te gjigantët e Serisë A.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetedeklarimi i adreses ne e albania me dokumente pronesie do te jete i detyrueshem ja si do te funksionoje 6875e9158bd40
Lajmi i mëparshëm

Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm, ja si do të funksionojë

kuvendi per here te 47 te tenton konstituimin e legjislatures se nente 6875e99028343
Lajmi i radhës

Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturës së nëntë

Të fundit nga

ShkoLartë