tifozet e valencias te nxehur pas humbjes me celta vigon shkaterrojne autobusin e ekipit 695b6a936a8df

Tifozët e Valencias të nxehur pas humbjes me Celta Vigon, shkatërrojnë autobusin e ekipit

January 5, 2026
1 minut lexim

Ngjarja ndodhi pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Celtës në Vigo

Valencia u poshtërua 4-1 në Vigo nga Celta dhe tifozët i bën ekipit një “pritje” goxha të ngrohtë.

Situata u përshkallëzua shpejt dhe tifozët e zemëruar sulmuan autobusin e ekipit me sende, që ndodhin aty, duke thyer xhamat. “Lakuriqët e natës” po kalojnë një sezon zhgënjyes dhe janë në zonën e rënies nga kategoria, një fakt që bëri që edhe tifozët të shpërthenin.

Valencianët menjëherë lëshuan një deklaratë duke dënuar incidentet: “Valencia dëshiron të shprehë mirëkuptimin e saj për zhgënjimin e tifozëve tanë. Megjithatë, klubi shpreh keqardhje të thellë për incidentin që ndodhi me mbërritjen e ekipit në aeroport, i cili rezultoi në thyerjen e njërit prej dritareve të autobusit. Akte të tilla dhune mund të shkaktojnë dëmtime fizike ndaj lojtarëve ose anëtarëve të stafit teknik. Valencia dënon fuqimisht të gjitha format e dhunës.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne sarande 85 vjecarja bie nga kati i trete i pallatit nderron jete ne sallen e operacionit 695b6a3542a5c
Lajmi i mëparshëm

E rendë në Sarandë, 85-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë në sallën e operacionit

clicks communicator eshte nje blackberry per telefonin tuaj 695b6b6ea7c94
Lajmi i radhës

Clicks Communicator është një Blackberry për telefonin tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë