tifozet e borussia dortmundit bojkotojne ndeshjen 68d6b393c9714

Tifozët e Borussia Dortmundit bojkotojnë ndeshjen

September 26, 2025
1 minut lexim

Grupet kryesore të tifozëve të Borussia Dortmundit kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër FC Copenhagen më 21 tetor në stadiumin Parken.

“The Unity” dhe “Desperados”, dy grupet më të mëdha të tifozëve të klubit gjerman, njoftuan se nuk do të jenë të pranishëm në tribuna për shkak të asaj që e konsiderojnë si masa të paarsyeshme të organizatorëve.

Arsyeja kryesore lidhet me personalizimin e biletave dhe detyrimin për paraqitje të dokumenteve të identifikimit, një praktikë që ata e kanë kundërshtuar edhe më parë, shkruan KP.

Ky vendim është në vazhdën e bojkotit të vitit 2022, kur Dortmund dhe Copenhagen u përballën në garat evropiane dhe tifozët gjermanë refuzuan të udhëtonin për të njëjtat arsye.

“Për fat të keq, kjo ndeshje do të zhvillohet sërish nën kufizime që përfshijnë personalizimin e biletave dhe devijimin nga shpërndarja e zakonshme e tyre nga klubi,” thuhet në deklaratën e përbashkët të dy grupeve.

“The Unity”, i konsideruar grupi kryesor Ultras i Dortmundit, ka lidhje të njohura miqësore me tifozët Ultras të Brondby IF, rivalët më të mëdhenj të FC Copenhagen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spiropali ne okb diella hap strategjik per te forcuar transparencen ne qeverisje 68d6b33521fd7
Lajmi i mëparshëm

​Spiropali në OKB: Diella, hap strategjik për të forcuar transparencën në qeverisje

ajeti gjermania vazhdon te mbetet partneri me i qendrueshem ekonomik i kosoves 68d6b3a097520
Lajmi i radhës

Ajeti: Gjermania vazhdon të mbetet partneri më i qëndrueshëm ekonomik i Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë