tifozet e barcelones po bejne gati nje pritje te ashper per yllin e athletic clubit 6920f8135db3a

Tifozët e Barcelonës po bëjnë gati një pritje të ashpër për yllin e Athletic Clubit

November 22, 2025
1 minut lexim

Mbështetësit e kampionëve të La Ligës, Barcelona, po përgatiten për një pritje të ashpër ndaj yllit të Athletic Club, Nico Williams, të shtunën.

Kjo vjen mes reagimeve të vazhdueshme pas faktit që lojtari i kombëtares spanjolle refuzoi të nënshkruante për Blaugranat.

Nico, anësori i talentuar, këtë verë u bë sërish në qendër të vëmendjes në kryeqytetin katalanas, kur Barcelona rinisi ndjekjen e tij.

Kur gjithçka dukej gati për mbylljen e marrëveshjes, me një akord të arritur mes klubit dhe lojtarit, Nico papritur i tërhoqi të gjitha dhe i zbrazi shpresat e Barcelonës.

Kjo ndodhi kur ai vendosi të rinovonte kontratën me Athletic Bilbao, krejt papritur.

Ky veprim la një shije shumë të hidhur te të gjithë ata që lidhen me Barcelonën, veçanërisht te drejtuesit e klubit.

Dhe, siç u përmend më sipër, këtë fundjavë, tifozët e kampionëve të Spanjës synojnë ta bëjnë mëse të qartë pakënaqësinë e tyre ndaj Nicos.

Sipas një raporti nga Diario Sport, 23-vjeçari po përgatitet për një atmosferë jashtëzakonisht armiqësore të shtunën.

Me rikthimin e Barcelonës në Spotify Camp Nou pikërisht në përballjen ndaj Athletic Club, tifozët vendas synojnë të përdorin rastin për t’i drejtuar Nicos një lum fishkëllimash, vërshëllimash dhe sharjesh..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shehaj zbulon perplasjen spak ka ne shenjester edi ramen dy rastet e forta kur kryeministri kercenoi prokurorine e posacme 6920f7b5c7496
Lajmi i mëparshëm

Shehaj zbulon përplasjen: SPAK ka në shënjestër Edi Ramën! Dy rastet e forta kur kryeministri kërcënoi Prokurorinë e Posaçme

lirimi i ish policit arbnor spahiut avokati koci sishte e lehte por ia dolem 6920f82020182
Lajmi i radhës

Lirimi i ish-policit Arbnor Spahiut, avokati Koci: S’ishte e lehtë por ia dolëm

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë