thyhen zyrat e sheshelit ne zemun 68a0dfa59564a

​Thyhen zyrat e Sheshelit në Zemun

August 16, 2025
1 minut lexim

Protestuesit serbë kanë thyer sonte selinë kryesore të kriminelit serb Voislav Sheshel në Zemun.

Në protestën e radhës, protestuesit e pakënaqur me regjimin e Aleksandar Vuçiq ia kanë mësyrë selisë së Partisë Radikale të Serbisë.

Nuk raportohet për arrestime, ndërkohë që protestat sonte po mbahen në dhjetë qytete të Serbisë.

Një kolonë qytetarësh të Valevës që nisën një shëtitje proteste këtë mbrëmje kaluan pranë ndërtesës së Departamentit të Policisë. Qytetarët bërtitën “Vrasës, vrasës” ndaj oficerëve të policisë të mbledhur në oborr.

Një furgon xhandarmërie ndodhet në oborrin e Departamentit të Policisë, dhe të pranishëm janë edhe oficerë policie me pajisje për parandalimin e trazirave.

Protesta po mbahen edhe në Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Kralevë dhe Zrenjanin.

Shumica e tubimeve filluan në orën 8 të mbrëmjes, me një tubim veçanërisht të madh që pritet në Valevë, ku qytetarët do të protestojnë kundër asaj që organizatorët e quajnë brutalitet policor dhe keqtrajtim të kujtdo që nuk pajtohet me regjimin e Aleksandar Vuçiq, përfshirë të miturit

Protestat në Serbi janë ndezur përsëri pas rritjes së dhunës nga regjimi i Vuçiq dhe kanë vazhduar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur një tendë u shemb në stacionin e trenit të Novi Sadit, duke vrarë 16 persona.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne qafe thane dy makina behen copash nga perplasja me njera tjetren tre te plagosur njeri ne gjendje te rende 68a0df2f2f7b2
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

rusia nuk eshte armiku yne shokon keshilltari i farage do ishte me mire nese britania e madhe nuk do te merrte pjese ne luften e dyte boterore 68a0e149e1677
Lajmi i radhës

“Rusia nuk është armiku ynë”, shokon këshilltari i Farage: Do ishte më mirë nëse Britania e Madhe nuk do të merrte pjesë në Luftën e Dytë Botërore

Të fundit nga

ShkoLartë