thuram percakton objektivin 68e4fbd56d29b

Thuram përcakton objektivin

October 7, 2025
1 minut lexim

Marcus Thuram synon të rikuperohet deri të shtunën, më 18 tetor, kur rifillon kampionati dhe të jetë i gatshëm në sfidën në “Olimpico” kundër Romës.

Deri atëherë do të kenë kaluar 18 ditë nga dëmtimi që pësoi në pjesën e dytë të ndeshjes Inter–Slavia Praga.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një dëmtim “të shkallës së ulët” në kofshën e majtë, do të ishte një shërim i jashtëzakonshëm.

Thuram, sigurisht, nuk ka mundur t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares franceze.

Ky është një element që e favorizon në procesin e rikuperimit nga problemi muskulor.

Por trajneri i Interit, Cristian Chivu dëshiron ta shohë me qetësi javën e ardhshme, pas miqësores në Bengazi ndaj Atletico Madridit dhe fundjavës së lirë që do t’i japë skuadrës.

Stafi mjekësor i Interit do t’i bëjë një kontroll me rezonancën magnetike pas disa ditësh për të verifikuar përparimin e tij.

Thuram do të ftohet vetëm kur të japë garanci të plota fizike dhe atletike, për të shmangur gabimin më të rrezikshëm: rikthimin e lëndimit, që mund të dëmtojë edhe më shumë fibrën muskulore.

Pra, objektivi është përcaktuar.

Por nëse do të realizohet, kjo do të varet nga mënyra se si trupi i Thuram do të reagojë ndaj terapive, masazheve dhe stërvitjeve të para në fushë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha vrasja ne sallen e gjyqit deshmi e deshtimit te reformes ne drejtesi 68e4fb7503981
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Vrasja në sallën e gjyqit, dëshmi e dështimit të Reformës në Drejtësi

sot perfundon afati per regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe ne rrethana te vecanta 68e4fbe09930c
Lajmi i radhës

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë