thirrjet antishqiptare ne kumanove taravari nga pogradeci ngjarje skandaloze bota serbe ka nderhyre thelle ne maqedonine e veriut 689505309646c

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari nga Pogradeci: Ngjarje skandaloze! Bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut

August 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 gusht – Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët ka komentuar nga Pogradeci incidentin e ndodhur në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit me Rumaninë.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=261&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F08%2Fthirrjet antishqiptare ne kumanove taravari nga pogradeci ngjarje skandaloze bota serbe ka nderhyre thelle ne maqedonine e veriut%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

“Ishte një ngjarje skandaloze”, tha ai, ndërsa tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët.

“Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare por edhe disa maqedonase. Dua të falënderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova. Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas dhe kjo është edhe arsyeja që Aleanca për Shqiptarët e lëshoi edhe qeverinë pata tre muajsh dhe tani jemi në opozitë dhe po përgatitemi për zgjedhjet lokale.

Disa ditë para ngjarjes në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, kryeministri në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët. Gjithashtu edhe atë që e tha që qëndron edhe në raportin e BE se bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut dhe këto janë pasoja të funksionimit të inkuadrimit së botës serbe në politikat maqedonase. Shqiptarët e Maqedonisë janë të ndarë në dy blloqe diçka që është e shëndetshme. Janë disa parti por të ndara në dy blloqe çka është me e shëndetshme për një shoqëri.”, u shpreh Taravari.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

korriku 2025 ishte i treti me i nxehte i regjistruar ndonjehere 6895022469abf
Lajmi i mëparshëm

​Korriku 2025 ishte i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

rama mbeshtet protesten kunder gjykates speciale kritika kuvendit te kosoves 689506d5a149a
Lajmi i radhës

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë