rama mbeshtet protesten kunder gjykates speciale kritika kuvendit te kosoves 689506d5a149a

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

August 7, 2025
1 minut lexim

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.



Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një foto nga protesta në shesh. Aty shihen flamuj të Shqipërisë, UÇK-së dhe të Kosovës.

Krahas fotos, Rama shkruan; “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!  Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor”.

Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, u mblodhën në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës fillimisht iu adresua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati. Ai tha se sot po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, Specialja po e deformon historinë e Kosovës. Gucati shtoi se Specialja po përhap narrativin “e rremë se Kosova është çliruar nga kriminelët”, duke shtuar se vendi është çliruar nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s”, tha ai.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thirrjet antishqiptare ne kumanove taravari nga pogradeci ngjarje skandaloze bota serbe ka nderhyre thelle ne maqedonine e veriut 689505309646c
Lajmi i mëparshëm

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari nga Pogradeci: Ngjarje skandaloze! Bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut

njerezit e lindur ne keto data jane te destinuar te fitojne para 68950a1eb6d90
Lajmi i radhës

Njerëzit e lindur në këto data janë të destinuar të fitojnë para

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë