thirrje urgjente mm banoret ne 3 fshatrat e gramshit te largohen nga banesa 689b2db1ec074

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa

August 12, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale duke bërë një thirrje urgjente për banorët e fshatrave në Gramsh.



‘THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt’’, thotë MM.

Edhe më parë është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në fshatrat e Gramshit.

Sipas MM në terren për situatën janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar

madonna per femijet ne gaza i drejtohet papes ju lutem shkoni atje para se te jete teper vone 689b30fa3cb6d
Lajmi i radhës

Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë

Të fundit nga

ShkoLartë