thirrja per sulm ndaj eulex it i kushton shtrenjte tetovarit 3600 euro gjobe dhe debim 6ac53a2d35e0d

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

October 6, 2026
1 minut lexim
eu

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Halil Kamberin, shtetas nga Tetova, për një postim në Facebook në të cilin, sipas aktakuzës, kishte bërë thirrje që misioni EULEX të sulmohej me ZOLL. Postimi ishte bërë më 17 shtator, në ditën kur në Hagë u shpallën aktgjykimet e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Kamberi kishte pranuar fajësinë dhe kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë. Gjykata fillimisht i shqiptoi gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dënimi u zëvendësua me gjobë. Sipas raportimeve, shuma e gjobës u përcaktua në 3,600 euro, ndërsa për shkak të kohës së kaluar në paraburgim ajo u reduktua në 3,320 euro.

Gjithashtu, gjykata vendosi që Kamberi të dëbohet nga Kosova për një vit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski nuk do te rritet mosha per pensionim as nuk do te shkurtohen festat 6ac538e54a66c
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Nuk do të rritet mosha për pensionim, as nuk do të shkurtohen festat

flasin protestuesit do te vazhdojme deri ne miratim te ndryshimeve te ligjit per specialen 6ac550d422b74
Lajmi i radhës

Flasin protestuesit: Do të vazhdojmë deri në miratim të ndryshimeve të Ligjit për Specialen

Të fundit nga

ShkoLartë