thinking machines i shqiptares mira murati katerfishon vleren 691ce84f06140

“Thinking Machines” i shqiptares Mira Murati katërfishon vlerën!

November 18, 2025
1 minut lexim

Thinking Machines Lab, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga ish-drejtoresha e OpenAI, Mira Murati, është në bisedime të hershme për një raund të ri financimi që do ta vlerësonte kompaninë rreth 50 miliardë dollarë. Sipas burimeve të Bloomberg, vlera mund të arrijë edhe në 55 deri në 60 miliardë dollarë, pasi negociatat nuk janë finalizuar ende. Ky vlerësim i ri do të shënonte një rritje katërfish krahasuar me korrikun, duke e futur Thinking Machines mes kompanive private më të vlefshme në botë, vetëm pak muaj pas themelimit.

Startupi Thinking Machines Lab i ish-drejtoreshës teknike të OpenAI, Mira Murati, ka zbuluar produktin e tij të parë: Tinker, një API për rregullimin e modeleve të Al. Tinker u mundëson studiuesve të Al dhe sigurisë të rregullojnë modelet e mëdha gjuhësore, duke i lejuar ata të eksperimentojnë me algoritmet dhe të dhënat duke përdorur Python.

“Tinker do ta bëjë shumë më të lehtë për studiuesit, zhvilluesit dhe krijuesit e zakonshëm të punojnë me modelet më të avancuara në botë”-tha Murati.

Mjeti i ri u lejon përdoruesve të personalizojnë modele ekzistuese si LLaMA (nga Meta) dhe Qwen (nga Alibaba), për t’i trajnuar që të zgjidhin detyra specifike si ndihmë ligjore, shkrim kodi, përkthim, ose madje edhe analiza mjekësore.

“Tinker përparon misionin tonë për t’u mundësuar më shumë njerëzve të bëjnë kërkime mbi modelet e përparuara dhe t’i përshtatin ato sipas nevojave të tyre”, deklaroi Thinking Machines Lab. Pra, Tinker automatizon procesin kompleks të krijimit të modeleve të Al, duke e bërë të mundur për këdo që të ndërtojë dhe përshtatë modele të avancuara, pa pasur nevojë për superkompjutera apo ekipe të mëdha teknike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fizikisht ose online keshilli bashkiak leter spak dhe drejtorise se burgjeve lejoni marrjen pjese ne mbledhje te erion veliajt 691ce8247600a
Lajmi i mëparshëm

“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

zyra e okb bota po humbet 10 milione hektare pyje tropikale cdo vit 691ce8955793c
Lajmi i radhës

Zyra e OKB: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë