thellohet kriza ne real ne dyshim e ardhmja e stafit teknik 69247c19cd1be

Thellohet kriza në Real, në dyshim e ardhmja e stafit teknik

November 24, 2025
1 minut lexim

Rezultatet e fundit të Real Madridit kanë ngritur shqetësime serioze brenda klubit madrilen.

Barazimet ndaj Rayo Vallecanos dhe Elches, si dhe humbja kundër Liverpool-it në Ligën e Kampionëve, kanë vënë në fokus stafin drejtues dhe marrëdhënien e tij me skuadrën.

Sipas medieve spanjolle, presidenti Florentino Perez është alarmuar nga gjuha e trupit të disa futbollistëve në fushë gjatë ndeshjeve të fundit, një sinjal që tregon mungesë të qartë harmonie mes stafit teknik dhe lojtarëve.

Pikërisht kjo situate po konsiderohet si një faktor i rrezikshëm që mund të ndikojë në ambiciet e klubit për tituj këtë sezon.

Rasti më i theksuar i problemeve brenda ekipit është goli i dytë i pësuar ndaj Elches. Alvaro Rodriguez — një lojtar që i takon vetë Realit — rikuperoi topin në mesfushë dhe shënoi pa u penguar nga pesë lojtarë madrilenë që e rrethonin.

Ky moment ka shkaktuar indinjatë në Valdebebas, pasi sipas standardeve të klubit, një mbrojtje e tillë është e papranueshme.

Në kushtet ku performanca në fushë po lë shumë dilema dhe atmosfera në skuadër duket e tensionuar, Perez pritet të analizojë me kujdes situatën. Nëse rezultatet nuk përmirësohen, ndryshimet në stafin teknik të Real Madridit nuk përjashtohen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherbimi sekret amerikan trajnon gardistet shqiptare qe mbrojne zyrtaret e spak ut 69247bb4de537
Lajmi i mëparshëm

Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK-ut

vajza e 77 vjecarit te arrestuar ne serbi apel shtetit nderhyni urgjent per lirimin e tij jemi te shokuar 69247c298ab8d
Lajmi i radhës

Vajza e 77-vjeçarit të arrestuar në Serbi apel shtetit: Ndërhyni urgjent për lirimin e tij, jemi të shokuar

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë