the garment worker statuja e rrobaqepesit me makine qepese ne nju jork 68ae46b3d6d6f

“The Garment Worker” – Statuja e rrobaqepësit me makinë qepëse në Nju Jork

August 27, 2025
min lexim

E vendosur në një shesh publik në 555 Seventh Avenue (e njohur si Fashion Avenue), midis rrugëve 39 dhe 40 në Garment District, Midtown Manhattan, statuja e “The Garment Worker” qëndron pranë një skulpture tjetër ikonike: një gjilpërë gjigante (Giant Needle and Button) që kalon përmes një butoni, e rinovuar në vitin 2023. 

Kjo vepër arti shton një element simbolik të modës në zemër të distriktit të saj. Statuja është falas për t’u vizituar, e hapur 24/7 dhe tërheq turistë e punëtorë të zonës.

Për gati 30 vjet, kam kaluar çdo ditë pranë kësaj statuje, por kurrë nuk isha ndalur të mësoja historinë e saj. Sot, rastësia më bëri të vëreja një grup turistësh holandezë të komunitetit hebraik që po fotografonin statujën dhe dëgjonin shpjegimet e një udhërrëfyesi. 

Kjo më zgjoi kureshtjen:

Sipas udhërrëfyesit, kjo është një skulpturë bronzi 8 këmbë e lartë (rreth 2.4 metra), e krijuar në vitin 1984 nga artistja izraelite Judith Weller (lindur më 1937 në Tel Aviv). Skulptura përshkruan një burrë emigrant hebre, i frymëzuar nga babai i artistes, një rrobaqepës, i ulur i përkulur mbi një makinë qepëse manuale. Me një yarmulke (këllëf hebre) në kokë, ai duket i zhytur në punën e tij, duke shtypur pëlhurën me duar. Detajet e makinës, pedali dhe këmbët e tij janë të gdhendura me realizëm të jashtëzakonshëm.

 

Kjo vepër është një homazh për punëtorët emigrantë hebrenj, të cilët ishin shtylla kurrizore e industrisë së rrobave në Nju Jork në fillim të shekullit të 20-të. 

Por, për mendimin tim, ajo nderon edhe emigrantët e tjerë – italianë, irlandezë, gjermanë dhe, padyshim, shqiptarë. 

Kjo më kujton një historinë time personale. 

Kur mbërrita në Nju Jork 35 vjet më parë, një emigrant i nderuar shqiptar, Xhaferr Jakup Metalia, një “mbretëror i kulluar”, kishte një punishte rrobaqepësie në Queens. Aty, ai punësoi mbi 200 gra dhe burra shqiptarë, sidomos të sapoardhur pas rënies së komunizmit, duke u dhënë mundësi të mbajnë familjet e tyre në ditët e vështira të emigracionit. 

Këto punishte ishin zemra e industrisë së rrobave në atë kohë.

“The Garment Worker” nga Judith Weller simbolizon punën e palodhur në “sweatshops” (punishte të vështira) dhe kontributin e pazëvendësueshëm të emigrantëve në ekonominë e qytetit. 

Statuja u krijua pas një versioni më të vogël në 1978, të porositur nga anëtarët e Ladies’ Garment Workers Union (ILGWU), të cilët financuan versionin e madh. 

Në vitin 2015, ajo u hoq përkohësisht për rinovim, por u rikthye dhe qëndron ende si një simbol i trashëgimisë së industrisë së modës në Nju Jork, sipas Public Art Fund.

E quajtur shpesh “Statue of seamstress with sewing machine in Manhattan” (edhe pse përshkruan një burrë), kjo vepër arti është ikona e Garment District. “Rrobaqepësi” interpretohet si çdo punëtor qepjesh, burrë apo grua, që ka lënë gjurmë në këtë industri. 

Siç thonë burime si Daytonian in Manhattan dhe NYC Loves NYC, ajo përfaqëson “punën e rëndë” dhe shpirtin e emigrantëve që ndërtuan Nju Jorkun.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia meton te luftoje korrupsionin politik me inteligjencen artificiale 68ae46705e799
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria mëton të luftojë korrupsionin politik me inteligjencën artificiale

kthjellime dhe vranesira si parashikohet moti per kete te merkure 68ae9995e6f21
Lajmi i radhës

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë