Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka kritikuar ashpër disa figura politike, duke i akuzuar për mashtrim të qytetarëve dhe duke thënë se tetovarët duhet të reagojnë përmes një peticioni.
Thaçi deklaroi se Ali Ahmeti që, sipas tij, pretendon se ka “çliruar” Tetovën dhe se ka rikthyer emërtimet shqiptare të një pjese të rrugëve të qytetit, nuk është nga Tetova, por nga Kërçova.
“Ai njeriu që thotë se na ka çliru dhe thotë një pjesë të konsiderueshme të rrugëve të Tetovës i ka kthyer emërimet shqiptare, është prej Kërçove. Çuditërisht edhe ky djali që udhëheq protestat në Kërçovë, është prej Kërçove”, deklaroi Thaçi.
Sipas tij, qytetarët e Tetovës duhet të organizohen dhe të kërkojnë largimin e njerëzve që ai i cilësoi si mashtrues.
“Unë mendoj se tetovarët duhet të bëjnë një aktivitet apo një peticion që këta njerëz mashtrues, dallaverexhi, t’i mbledhin plaçkat dhe bofçet e veta dhe të ikin prej nga kanë ardh, kryesisht prej Kërçove”, u shpreh kryetari i PDSH-së.
Burimi: alfax.mk


