komuna e cairit shenoi diten e perkujtimit te gjenocidit ne srebrenice 6a524f72d6251

Komuna e Çairit shënoi Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë

July 11, 2026
1 minut lexim
DFGh

Komuna e Çairit organizoi edhe këtë vit Marshin Përkujtimor dhe ceremoninë e homazheve me rastin e shënimit të Ditës së Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, duke vazhduar traditën e nderimit të viktimave të një prej ngjarjeve më tragjike në historinë e Evropës bashkëkohore.

Marshi përkujtimor nisi nga objekti i Komunës së Çairit dhe vazhdoi drejt Memorialit të Srebrenicës në Parkun e Çairit, ku u mbajt ceremonia qendrore dhe u vendosën kurora me lule në nderim të viktimave të gjenocidit.

Në aktivitet morën pjesë Zëvendëskryeministri Bekim Sali, Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, deputetja Merita Koxhaxhiku, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale, organizatave civile, si dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij, Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, theksoi se ruajtja e kujtesës për Srebrenicën është përgjegjësi e përbashkët dhe se nderimi i viktimave mbetet një detyrim moral e institucional, duke rikujtuar se kujtesa historike duhet të mbetet pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive dhe e brezave që vijnë.

Komuna e Çairit do të vazhdojë ta shënojë tradicionalisht këtë ditë, duke ruajtur kujtesën për viktimat e Srebrenicës dhe duke promovuar vlerat e dinjitetit, kujtesës dhe respektit ndaj viktimave të gjenocidit. Siç theksohet në kumtesë në fjalën e tij, Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, theksoi se ruajtja e kujtesës për Srebrenicën është përgjegjësi e përbashkët dhe se nderimi i viktimave mbetet një detyrim moral e institucional, duke rikujtuar se kujtesa historike duhet të mbetet pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive dhe e brezave që vijnë. “Komuna e Çairit do të vazhdojë ta shënojë tradicionalisht këtë ditë, duke ruajtur kujtesën për viktimat e Srebrenicës dhe duke promovuar vlerat e dinjitetit, kujtesës dhe respektit ndaj viktimave të gjenocidit”, njoftojnë nga Komuna.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thaci ti mbledhin plackat dhe te ikin per kercove tetovaret te bejne peticion kunder tyre 6a524e20ae459
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: T’i mbledhin plaçkat dhe të ikin për Kërçovë, tetovarët të bëjnë peticion kundër tyre

Të fundit nga

ShkoLartë