teuta dhe partizani ndahen ne paqe 69beee0b58a10

Teuta dhe Partizani ndahen në paqe

March 21, 2026
1 minut lexim

4 gola shënohen në “Niko Dovana”, por nuk ka fitues përballja direkte mes dy skuadrave që pretendojnë një vend në “Final 4”.

Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja Teuta-Partizani..

Ka qenë e bukur dhe emocionuese sfida e luajtur në Durrës, ku kishte një prani të madhe tifozësh në stadium. Partizani kalon në avantazh me Skukën, por Teuta barazon me Zogos.

Sapo fillon pjesa e dytë, durrsakët kalojnë në avantazh sërish me Zogos që gjen rrugën e rrjetës, por kryeqytetasit kundërpërgjigjen me Bytyçin, që shënon golin e barazimit pak minuta më vonë.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, asnjë nga skuadrat nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës në minutat e mbetura.

Mbyllet në barazim 2-2 sfida në “Niko Dovana” me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Partizani ngjitet në kuotën e 44 pikë dhe ruan në 6 pikë diferencën me Teutën, që tashmë ka 38 pikë në klasifikim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

InShot 20260321 201121933
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Ose bashkë, ose të humbur, shqiptarët bashkohen në VLEN

hawaii perballet me permbytjet me te keqija ne 20 vjet 69beef3773181
Lajmi i radhës

Hawaii përballet me përmbytjet më të këqija në 20 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë