tete skuadra shqiptare mbeten ne gare ne europe 6879899d1a1b3

Tetë skuadra shqiptare mbeten në garë në Europë

July 18, 2025
1 minut lexim

Raundi i parë i kompeticoineve të UEFA-s është përfunduar dhe lamtumirën turneve për këtë vit ia kanë dhënë skuadrat e Partizanit dhe Malishevës, të cilat dolën të dyja në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, janë 8 skuadra të tjera shqiptare që vijojnë rrugëtimin e tyte në kompeticionet ndërkombëtare që nga java e ardhshme, teksa sot është plotësuar edhe kuadri i ekipeve me të cilat do të ndeshen.

Drita dhe Shkëndija kanë mësuar që më parë emrin e skuadrave me të cilat përballeshin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, përkatësisht Kopenhaga dhe FCSB.

Ndërkohë, Egnatia kaloi në Ligën e Konferencës, ku do të luajë përballë Dinamo Minsk. Edhe Prishtina u eliminua nga Liga e Europës, por përfundoi në atë të Konferencës, ku do të përballet me Lame të Irlandës së Veriut.

Dinamo që e nis nga turi i dytë, mësoi sot emrin e rivales së saj, Atletik D’Eskaldes të Andorrës, ashtu si Ballkani, që mësoi se do të përballej me maltezët e Floriana.

Shorti ndërkohë ka vënë Vllazninë përballë islandezëve të Vikingur, ndërsa Deçiç përballë austriakëve të Rapid Vjenës.

LIGA E KAMPIONEVE

Kopenhagë-Drita

Shkëndija-FCSB

LIGA E KONFERENCËS

Dinamo Minsk-Egnatia

Lame-Prishtina

Atletik Klub D’Eskaldes-Dinamo

Ballkani-Floriana

Vllaznia-Vikingur

Deçiç-Rapid Vjenë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vater zjarri edhe ne borsh shmanget djegia banesave zjarrfikesit dhe banoret vijojne luften me flaket 687989609053d
Lajmi i mëparshëm

Vatër zjarri edhe në Borsh, shmanget djegia banesave, zjarrfikësit dhe banorët vijojnë “luftën” me flakët

aksioni kunder spiunazhit fetoshi kemi te bejme me nje rrjet relativisht te shtrire ka edhe shqiptare 687989d845ff4
Lajmi i radhës

Aksioni kundër spiunazhit, Fetoshi: Kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë, ka edhe shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë