tesla terheq mijera cybertruck per shkak te dritave qe po i verbojne shoferet perballe 68ff064f6f865

Tesla tërheq mijëra Cybertruck për shkak të dritave “që po i verbojnë shoferët përballë”

October 27, 2025
1 minut lexim

Tesla ka shpallur një tërheqje për 63,619 njësi të modelit Cybertruck të prodhuara midis nëntorit 2023 dhe tetorit 2025, pasi është zbuluar se dritat e parkimit janë shumë të ndritshme.

Sipas autoriteteve amerikane, LED-et e përparme tejkalojnë kufijtë e ndriçimit të lejuar nga rregullorja federale FMVSS 108, duke rrezikuar të shpërqendrojnë drejtuesit e tjerë.

Inxhinierët e Tesla-s zbuluan se problemi shkaktohej nga një gabim në softuer që i urdhëronte dritat të jepnin më shumë ndriçim se ç’duhej.

Fatmirësisht, defekti do të rregullohet përmes një përditësimi “over-the-air”, pa nevojë për vizitë në servis.

Tesla nuk është e vetmja që përballet me këtë problem – vitin e kaluar, Porsche bëri një tërheqje të ngjashme për modelin Macan Electric.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

humben ne llogara pasi po eksploronin zonen gjenden pas disa oresh kerkim nene e bir nga suedia 68ff051b1a364
Lajmi i mëparshëm

Humbën në Llogara pasi po eksploronin zonën, gjenden pas disa orësh kërkim nënë e bir nga Suedia

venezuela thote se pati provokim ushtarak nga cia trinidadi dhe tobago 68ff06944afb7
Lajmi i radhës

Venezuela thotë se pati provokim ushtarak nga CIA, Trinidadi dhe Tobago

Të fundit nga

ShkoLartë