tesla me renie te madhe te shitjeve ne evrope 6894e5c7c0a94

Tesla me rënie të madhe të shitjeve në Evropë

August 7, 2025
1 minut lexim

Shitjet e Teslës në Evropë po bien shpejt edhe më tej. Të dhënat për korrikun vijnë nga Evropa, dhe regjistrimet e Tesla-s kanë rënë për 41.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pavarësisht rritjes së shitjeve të automjeteve elektrike në kontinent.

Kjo tregon se rënia e shitjeve në gjysmën e parë të vitit 2025 vazhdon edhe në gjysmën e dytë të vitit, megjithëse ekspertët e PR-së të Teslës pohuan se problemi në tremujorin e parë ishte kalimi te Model Y, që kufizoi ofertën.

Në fakt, duket se rënia po përshpejtohet në shumicën e tregjeve evropiane, shkruan Elektrek. Që nga fillimi i vitit (janar-korrik), shitjet e Teslës kanë rënë për 34.3 për qind në të gjithë Evropën. Shitjet e Teslës në Evropë tashmë kanë rënë rreth 10 për qind ose 40 mijë vetura midis 2023 dhe 2024, dhe tani rënia po përshpejtohet.

Në tregjet e mëdha si Gjermania dhe Franca, rezultatet janë edhe më të këqija. Vetëm disa vite më parë, prodhuesi amerikan shiste mbi 60 mijë automjete në vit në Gjermani. Parashikimet janë se këtë vit do të shesë 20 mijë automjete.

Duket se qëndrimet dhe politika e drejtuesve të kompanisë së Elon Musk nuk janë problemi i vetëm.

Në Evropë ka konkurrencë të madhe në segmentin e automjeteve elektrike, dhe ajo do të bëhet edhe më e fortë.

Avantazhi teknologjik i Teslës po shkrin ngadalë, shumë prodhues kanë prezantuar modele që ofrojnë çmim dhe autonomi konkurruese. Pra, as financat dhe as teknologjia nuk janë më vetëm në anën e Teslës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rron gjinovci kundershton protesten kunder speciales godet keto parti kane filluar parapergatitje per 6894e4dc9309f
Lajmi i mëparshëm

Rron Gjinovci kundërshton protestën kundër Speciales, ‘godet’ këto parti: Kanë filluar parapërgatitje për…

cfare pritet nga perpjekja e trumpit per paqe ne ukraine pas takimit putin witkoff 6894e6042c9d1
Lajmi i radhës

Çfarë pritet nga përpjekja e Trumpit për paqe në Ukrainë pas takimit Putin-Witkoff?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë