tesla i jep elon musk aksione me vlere 29 miliarde dollare per ta mbajtur ne drejtimin e kompanise 68914591b5435

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

August 5, 2025
1 minut lexim

Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me qëllim që ta mbajë në drejtimin e kompanisë.

Ky vendim vjen pas anulimit nga një gjykatë amerikane të një pakete shpërblimi prej 56 miliardë dollarësh të miratuar në vitin 2018, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj aksionerëve. Musk ka apeluar këtë vendim të Gjykatës së Delaware, të dhënë në vitin 2024.

Paketa e mëparshme ishte e lidhur me objektiva të qarta si kapitalizimi i tregut, të ardhurat dhe fitimet, të cilat Musk i kishte përmbushur të gjitha.

Në njoftimin e saj të së hënës drejtuar aksionerëve, Tesla shprehet se është “e bindur që aksionet në vlerë 29 miliardë dollarë do ta motivojnë Elon që të qëndrojë në kompani”, sidomos në një kohë kur “lufta për talentet në fushën e inteligjencës artificiale po ashpërsohet”.

Kjo pako e re do të forcojë edhe ndikimin e Musk në bord, duke i rritur të drejtat e votës.

“Është jetike të ruajmë dhe motivojmë talentet tona më të mira, duke filluar nga Elon”, tha bordi drejtues i Tesla në një postim në X. Ata shtuan se “asnjë tjetër nuk e përmbush kombinimin e përvojës drejtuese dhe njohurive teknike që ka Elon Musk”.

Sipas kompanisë, Musk ka një “historik të provuar në ndërtimin e bizneseve revolucionare dhe fitimprurëse”.

Megjithatë, Tesla sqaroi se nëse gjykata vendos të rikthejë në fuqi paketën e vitit 2018, Musk do të heqë dorë nga paketa e re prej 29 miliardë dollarësh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dyshimet per vrasjen tragjike te enver bajraktarit cka dihet deri tani 689144a51ac37
Lajmi i mëparshëm

Dyshimet për vrasjen tragjike të Enver Bajraktarit, çka dihet deri tani

parlamenti grek njeh ligjerisht besimin bektashi alevit 689145cde0a24
Lajmi i radhës

Parlamenti grek njeh ligjërisht besimin bektashi-alevit!

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë