tesla do te shese makina model y ne indi hap edhe showroom in e saj te pare ne mumbai 687622a69a01f

Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai

July 15, 2025
1 minut lexim

Tesla ka nisur shitjen e makinave Model Y në Indi me një çmim prej rreth 69,770 dollarësh.

Kompania e Elon Musk po hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai, qyteti financiar i Indisë.

Tregu indian është i treti më i madh në botë për automjetet, por veturat elektrike përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës për karikim.

Tesla do të konkurrojë kryesisht me markat gjermane luksoze si BMW dhe Mercedes-Benz në segmentin premium të veturave elektrike.

India synon që deri në vitin 2030, 30% e shitjeve të makinave të jenë elektrike, nga 4% që është aktualisht.

Tesla po ofron Model Y në Indi me çmime më të larta se në SHBA, Kinë dhe Gjermani për shkak të taksave dhe kostove.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mikrofonat ua ndalen pdk flet me letra ne seance mos e shkelni betimin e deputetit 687621f1e3419
Lajmi i mëparshëm

Mikrofonat ua ndalën – PDK flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit

kush i fiki motoret publikohet raporti paraprak i rrezimit te avionit ne indi 687622e2df693
Lajmi i radhës

Kush i fiki motorët? Publikohet raporti paraprak i rrëzimit të avionit në Indi

Të fundit nga

ShkoLartë