tesla dhe samsung nenshkruajne nje marreveshje 16 5 miliarde dollareshe 6887b89ac0da5

Tesla dhe Samsung nënshkruajnë një marrëveshje 16.5 miliardë dollarëshe

July 28, 2025
1 minut lexim

CEO i Tesla Elon Musk tha se prodhuesi Amerikan i makinave ka nënshkruar një marrëveshje 16.5 miliardë dollarësh për përdorimin e çipeve prodhuar nga Samsung, një lëvizje e cila pritet të forcojë pozitat e gjigantit Koreano-Jugore në një industri ku ka humbur terren ndjeshëm vitet e fundit.

Aksionet e Samsung janë rritur me 7 përqind pas lajmeve të ditës së Hënë ndërsa prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories përballet me presione për të ndërtuar çipe të inteligjencës artificiale ku qëndron pas rivalëve si TSMC dhe SK Hynix.

Musk tha se fabrika e re e çipeve në Taylor të Teksasit nga Samsung do të prodhojë çipin e gjeneratës së re AI6 të Tesla. Edhe pse nuk ka një axhendë të qartë të prodhimit të AI6, Musk më herët është shprehur se gjenerata e ardhshme AI5 do të prodhohet në fund të 2026 për tu pasuar nga AI6.

Samsung aktualisht prodhon çipet AI14 të Tesla të cilët fuqizojnë sistemin e vetëdrejtimit ndërsa TSMC do të jetë prodhuesi i çipeve AI5 fillimisht në fabrikat në Tajvan e më pas në Arizona.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putin bisedon me netanyahun per integritetin territorial te sirise 6887b6f7838f2
Lajmi i mëparshëm

Putin bisedon me Netanyahun për “integritetin territorial” të Sirisë

mexhiti te sahat kulla ne mesin e vellezerve boshnjake ne nje kafe muhabet 6887ba02e3678
Lajmi i radhës

Mexhiti: “Te Sahat Kulla, në mesin e vëllezërve boshnjakë, në një kafe-muhabet”

Të fundit nga

ShkoLartë