terry endrra ime eshte te drejtoj chelsean 6920171368647

​Terry: Ëndrra ime është të drejtoj Chelsean

November 21, 2025
1 minut lexim

John Terry, një nga figurat më të mëdha në historinë e Chelseat, ka folur hapur për të ardhmen e tij në futboll dhe ëndrrën që tashmë duket larg: të bëhet trajner i klubit londinez.

Në një intervistë ekskluzive për “Livesport Daily”, Terry tha se pas katër vitesh larg stolit të trajnerit, ndoshta koha e tij për t’u rikthyer në menaxhim ka kaluar.

“Ndoshta jam larguar për shumë gjatë”, tha Terry.

Terry kujtoi periudhën e tij trevjeçare si trajner ndihmës tek Aston Villa, ku ndihmoi klubin të rikthehej në Premier League. Më pas, ai kërkoi vazhdimisht një post drejtues, por asnjë mundësi nuk u konkretizua.

“Kam kërkuar për dy-tre vjet një rol si trajner apo menaxher, por nuk munda ta gjej. Tani ndjehem sikur ndoshta jam larguar shumë gjatë,” tha ai.

I rikthyer së fundmi në Chelsea vetëm në një rol të analizës së videove, Terry pranoi se ambicia e tij e madhe, drejtimi i Chelseat, sot duket shumë pak e realizueshme.

“Ëndrra ime është të menaxhoj Chelsean. Por pa gjithë pjesën tjetër të punës, kjo ndoshta nuk bëhet realitet.”

Terry foli edhe për momentin e veçantë të triumfit në Champions League më 2012, ku ai ishte i pezulluar për finalen, por u kujtua botërisht për “full kit”-in e tij gjatë festimeve.

“Për mua, momenti më i mirë te Chelsea është një ndeshje ku nuk kam luajtur, finalja e 2012-s. E dinim sa shumë e donte klubi atë trofe.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taksa e re e prones ne 2026 parashikohet regjistrimi i 2 5 mln pasuri te paluajtshme ja pse u shty dhe kur pritet te zbatohet 692016b635bf2
Lajmi i mëparshëm

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

nuk ka vija te kuqe a po pergatitet terreni per koalicionin me te papritur ne kosove 69201726028ce
Lajmi i radhës

“Nuk ka vija të kuqe”: A po përgatitet terreni për koalicionin më të papritur në Kosovë?

Të fundit nga

ShkoLartë