territorialja mblidhet te premten pd ende nuk ka dorezuar emrat e anetareve 6908b65349c06

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

November 3, 2025
1 minut lexim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë sa më shpejt emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që miratimi i tyre të bëhet në seancën plenare të së enjtes.



Mësohet se të premten pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që do të shënojë nisjen zyrtare të punës për ndarjen e re administrative të vendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar emrat e saj për përbërjen e Komisioneve të Posaçme, gjë që mund të ndikojë në ritmin e nisjes së punës së tyre.

Kujtojmë se ngritja e komisionit për Reformën Territoriale u votua në Parlament me 115 vota pro dhe 3 kundër të deputetëve Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi. Në këtë Komision socialistët kanë 8 karriget e radhëve të maxhorancës, ndërsa demokratët kanë mbajtur 6 vende dhe ia kanë lënë dy aleatëve të tyre, një Fatmir Mediut dhe një Partisë së Lirisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

momente paniku ne zemer te romes shembet nje pjese e kulles mesjetare torre dei conti plagoset nje punetor 6908b347a6708
Lajmi i mëparshëm

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

rome shembet torre dei conti prane colosseum nje punetor nen rrenoja 6908b782b2092
Lajmi i radhës

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në
ShkoLartë