termet ne itali me i fuqishmi i regjistruar ne 40 vitet e fundit 6862bce7f1306

Tërmet në Itali! Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit

June 30, 2025
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u shënua pak pas mesditës në Napoli.
Tërmeti me epiqendër pranë Bacolit në zonën e Campi Flegrei, kishte thellësi rreth 5 km. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në 40 vitet e fundit në këtë zonë, sipas mediave italiane.
Pas tërmetit kryesor u regjistruan disa paslëkundje.

Lëkundjet u ndjenë në shumë zona të Napolit, përfshirë Fuorigrottën, Bagnolin, Agnanon, si dhe në komunat përreth si Bacoli, Pozzuoli dhe Giugliano.
Megjithë frikën për rrëshqitje shkëmbinjsh në Punta Pennata dhe pranë Kështjellës së Baia-s, fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.
Autoritetet lokale janë në gatishmëri dhe po bëjnë kontrollime në infrastrukturë dhe transport, ndërsa hekurudha dhe linjat lokale janë pezulluar përkohësisht për verifikime.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

meta lancon syzet inteligjente oakley 6862bbba54cf2
Lajmi i mëparshëm

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

IMG 6165
Lajmi i radhës

Bëje dasmën tënde të paharrueshme! Rezervoni valltarët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi! (VIDEO)

Të fundit nga

Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë

I gjithë vendi vijon të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas sinoptikanëve, shiu ndërpritet vetëm ditën e hënë, për t’u rikthyer me intensitet më të lartë të martën. Madje disa qarqe

Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

Një ndeshje interesante, emocionuese dhe e paqartë deri në fund, por me triumf të mysafirëve.  Sileksi i Kratovës fitoi (3:2) në udhëtim ndaj skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum. Struga Trim Lum kaloi
ShkoLartë