termet i fuqishem 7 3 godet kete shtet paralajmerohet per cunami 6a5a6bf2d6239

Tërmet i fuqishëm 7.3 godet këtë shtet, paralajmërohet për cunami

July 17, 2026
1 minut lexim

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për pjesë të Oqeanit Paqësor, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi të premten brigjet jugore të Meksikës.

Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunami njoftoi se përgjatë brigjeve të afërta të Meksikës dhe Guatemalës mund të shfaqen valë të rrezikshme cunami, me lartësi nga 0.3 deri në 1 metër mbi nivelin normal të baticës, raporton BBC.

Guvernatori i shtetit jugor meksikan të Oaxacës, Salomón Jara Cruz, tha se tërmeti u ndje me “intensitet mesatar”, por deri më tani nuk është raportuar për dëme të konsiderueshme.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Guatemalë dhe El Salvador, ku, sipas agjencisë Reuters, banorët e Guatemala City dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit bregdetar të peshkimit Puerto Madero në Meksikë, në një thellësi prej 15.2 kilometrash.

Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunami bëri të ditur gjithashtu se përgjatë brigjeve të Kolumbisë, Kosta Rikës, Ekuadorit, El Salvadorit, Nikaraguas, Panamasë, Perusë dhe Hondurasit priten valë më të vogla se 0.3 metra mbi nivelin e baticës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në zonat bregdetare të rrezikuara që të njoftojnë popullsinë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kombëtare dhe lokale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

na kane marre placen rama duhet te jape doreheqjen te moshuarit pensioni nuk mjafton ata udhetojne si pashallare koncerti i kanye west 6a5a6b918446b
Lajmi i mëparshëm

“Na kanë marrë placën, Rama duhet të japë dorëheqjen”/ Të moshuarit: Pensioni nuk mjafton, ata udhëtojnë si pashallarë. Koncerti i Kanye West…

kim kardashian kritikohet pasi publikoi foto duke pire tekila nje dite pasi i vdiq gjyshja 6a5a6cbb9fb72
Lajmi i radhës

Kim Kardashian kritikohet pasi publikoi foto duke pirë tekila një ditë pasi i vdiq gjyshja

Të fundit nga

ShkoLartë