na kane marre placen rama duhet te jape doreheqjen te moshuarit pensioni nuk mjafton ata udhetojne si pashallare koncerti i kanye west 6a5a6b918446b

“Na kanë marrë placën, Rama duhet të japë dorëheqjen”/ Të moshuarit: Pensioni nuk mjafton, ata udhëtojnë si pashallarë. Koncerti i Kanye West…

July 17, 2026
1 minut lexim

Dy të moshuar, të cilët kanë marrë pjesë në protestë kanë deklaruar se pensionet janë të pamjaftueshme. Njëri prej tyre deklaroi se ka punuar në minierë, por nuk ka marrë statusin e minatorit.

“Dal në protestë sepse kërkoj të drejtat, Rama të japë dorëheqjen sa më parë.

Kam punuar 25 vjet në minierë dhe nuk më jep statutin që e ka premtuar.

Kur do ta marr, kur të vdes?

Pensioni nuk me mjafton, më mban djali. Nëse nuk do të kisha djalin nuk do të haja bukë për darkë”.

I moshuari tjetër tha se politikanët i kanë marrë gjithçka popullit dhe ka mungesa të mëdha përfshi dhe ujin e pijshëm.

“Pensionin e kam 20 mijë lekë të vjetra.

Nuk i numërojmë dot paratë(i kthen përgjigje Delina Ibrahimajt). Ata janë pashallarët e kuq, me paratë tona bëjnë tregti. Asnjë gjë s’është e mirë, na vjedhin edhe te sahati i dritave. Uji nuk pihe, është me llucë.

Një deputet merr 3 milionë lekë, udhëtojnë gjithë botën, ndërsa koncerti budallëku më i madh. Jam opozitar do të vijoj të protestoj, sepse e shkatërruan këtë vend edhe palcën na i kanë thithur”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia e kosoves rrezon akuzat e eparkise rashke prizren nuk ka diskriminim ndaj serbeve dhe kishes ortodokse serbe 6a5a6b12f0ea4
Lajmi i mëparshëm

Policia e Kosovës rrëzon akuzat e Eparkisë Rashkë-Prizren: Nuk ka diskriminim ndaj serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe

termet i fuqishem 7 3 godet kete shtet paralajmerohet per cunami 6a5a6bf2d6239
Lajmi i radhës

Tërmet i fuqishëm 7.3 godet këtë shtet, paralajmërohet për cunami

Të fundit nga

ShkoLartë