Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte Perunë jugore, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan (IGP).
Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në veri të qytetit të Coracora, në departamentin e Parinacochas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 108 kilometra.
Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportuan se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.7 ballësh.
Deri më tani, nuk ka informacione për viktima ose persona të lënduar.
Ky tërmet i fuqishëm në Amerikën Latine ka rikthyer shqetësimet e shkencëtarëve dhe qytetarëve, pasi ndodh disa ditë pas tërmetit me magnitudë 7.4 ballë në Kolumbi dhe më pak se dy muaj pas dy tërmeteve të forta të regjistruara në Venezuelë.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë, Julio Fierro Morales, ka shpjeguar se aktiviteti sizmik në këtë zonë lidhet me dinamikën natyrore tektonike të Kolumbisë perëndimore, veçanërisht me zhytjen e pllakës Nazca nën pllakën e Amerikës së Jugut.
Pllaka Nazca formon pjesën juglindore të të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit. Ajo zhytet nën pllakën më të lehtë të Amerikës së Jugut me një shpejtësi prej rreth 55 deri në 60 milimetra në vit.
Ky proces tektonik krijon llogore të thella oqeanike, tërmete të fuqishme dhe lidhet me formimin e vargmalit vullkanik të Andeve.
🇵🇪 NOW: Ayacucho reels after 7.2 quake
Images show residents pouring into the streets of Coracora, Ayacucho, Peru moments after the magnitude 7.2 earthquake struck Thursday afternoon.pic.twitter.com/hYcfHtbthY https://t.co/ChxPDLrSaw— War Updates FC (@k_c_shivansh) August 20, 2026
Burimi: botasot.info


