patronazhistet hedhin valle me propagande aktivisti kola rama kerkon te zhbeje protesten 6a875ab17c3d6

“Patronazhistët hedhin valle me propagandë”- Aktivisti Kola: Rama kërkon të zhbëjë protestën!

August 20, 2026
1 minut lexim

Aktivisti Arben Kola në protestën e 82 qytetare bëri thirrje për bashkim dhe vijimin e protestës, duke akuzuar qeverinë se po përpiqet ta zhbëjë lëvizjen qytetare.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “Ramoviç”, se do të tentojë me çdo mjet të dobësojë protestën.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos shpërqendrohemi nga tentativa të ndryshme për tu përçarë. Ramoviçi do tentojë me çdo mjet për ta zhbërë këtë protestë, por ky është vullneti i shqiptarëve për të shpëtuar këtë komb.

Duhet një solidarizim i madh me Pukën, Fushë Arrëzin e Mirditën që po digjen, ndërsa patronazhistët hedhin valle me propagandën online kundër protestës më të bukur në botë. Qeveria së bashku me Blendi Gonxhen vazhdon me propagandën në vend që ti shkojë në ndihmë këtyre banorëve”, tha Kola.

Kola kritikoi edhe situatën e Policisë së Shtetit, duke deklaruar se efektivët janë të detyruar të kryejnë edhe punë të dyta për shkak të pagave të ulëta. Ai i  bëri thirrje që në shtator ti bashkohen protestës për të shpëtuar Shqipërinë.

“E keni vënë re sesi polici si rezultat i rrogave qesharake është i detyruar të bëjë dy punë, një në shtet dhe një në disko, edhe me mafien edhe kundër mafies. Kjo nuk shkon.Policia të japë dorëheqjen në shtator që ti mundësojë shqiptarëve revolucionin paqësor që Rama të zhduket njëherë e mirë. Kjo protestë është edhe per policët e ndershëm. Policet e ndershëm të japin dorëheqjen dhe të bashkohen me popullin”, deklaroi aktivisti Kola.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

unicef kosova e distrikti rotarian shqiperi kosove nenshkruajne memorandum 6a875a32ec143
Lajmi i mëparshëm

UNICEF Kosova e Distrikti Rotarian Shqipëri-Kosovë nënshkruajnë Memorandum

termet 7 2 balle ne peru ja ku ishte epiqendra 6a875b121f9fe
Lajmi i radhës

Tërmet 7.2 ballë në Peru, ja ku ishte epiqendra

Të fundit nga

Tërmet 7.2 ballë në Peru, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte Perunë jugore, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan (IGP). Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në veri të qytetit
ShkoLartë