teodora eftimovska bojkovska propozohet per gjyqtare ne gjykaten kushtetuese 6b082be98f448

Teodora Eftimovska-Bojkovska propozohet për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

November 26, 2026
1 minut lexim

Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, në seancën e sotme të 65-të, njëzëri e propozoi gjyqtaren Teodora Eftimovska-Bojkovska për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Ajo vjen nga Gjykata Themelore e Gostivarit.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, bëri të ditur se propozimi vjen pas konstatimit të dorëheqjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, profesorit Goce Naumovski, më 20 korrik 2026, për çka duhet të zgjidhet një gjyqtar i ri.

Sipas biografisë së paraqitur nga Sajkoski, Eftimovska-Bojkovska është nga Tetova. Në vitin 1995 ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 1996 deri në vitin 1998 ka punuar si vullnetare, ndërsa në vitin 2008 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore të Gostivarit, ku ka trajtuar lëndë nga fusha civile.

Me vendim të Këshillit Gjyqësor, nga viti 2023 deri në vitin 2026, ajo është deleguar për të ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën Themelore të Tetovës, ku ka vazhduar punën në lëndët civile.

Sajkoski tha se bëhet fjalë për një gjyqtare me përvojë.

Propozimi u miratua me tetë vota “për”, pa asnjë votë kundër apo të përmbajtur.

Në të njëjtën seancë u shqyrtua edhe kërkesa e Lirim Sulejmanit për realizimin e të drejtës së pagës pas përfundimit të mandatit si anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale. Komisioni e miratoi propozimin për realizimin e kësaj të drejte, në përputhje me nenet 19 dhe 20 të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pyetet per nje sqarim me doresen jona krasniqi kunderpergjigjet 6b08224ed7949
Lajmi i mëparshëm

Pyetet për një sqarim me Doresën, Jona Krasniqi kundërpërgjigjet

ndryshime ne gjykaten kushtetuese me 2 dhjetor zgjidhet kryetari i ri 6b082c6205062
Lajmi i radhës

Ndryshime në Gjykatën Kushtetuese: Më 2 dhjetor zgjidhet kryetari i ri

Të fundit nga

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 27 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ka shpallur zgjedhjet e reja presidenciale të cilat do të mbahen më 27 dhjetor. “Shpresoj që të
ShkoLartë