tentuan te kontrabandojne 199 ampula botoksi ne vlere 10 mije euro 6a35162e07390

Tentuan të kontrabandojnë 199 ampula botoksi, në vlerë 10 mijë euro

June 19, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 63

Administrata Doganore ka ngritur kallëzim penal ndaj një mjeku dhe një infermiereje, të cilët dyshohen se kanë tentuar të kontrabandojnë 199 ampula botoksi me vlerë rreth 10 mijë euro, përmes një dërgese postare të deklaruar në mënyrë të rreme si mostra kozmetike me vlerë prej vetëm 80 dollarësh.

Sipas autoriteteve, rasti është zbuluar nga zyrtarët doganorë në Pikën Doganore Shkup 1 gjatë kontrollit të një dërgese të paraqitur për zhdoganim. Në dokumentacion ishte deklaruar se pakoja përmbante 10 mostra kozmetike, por pas kontrollit fizik u gjetën 199 ampula botoksi të destinuara për përdorim në mjekësinë estetike.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, mjek në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, kishte porositur produktet nga një kompani në Korenë e Jugut, duke u marrë vesh që ato të paraqiteshin në faturë si produkte kozmetike me vlerë shumë më të ulët nga ajo reale.

Sipas hetimeve, infermierja e dyshuar kishte pranuar që porosia të mbërrinte në emrin dhe adresën e saj, ndërsa pagesa e faturës ishte kryer nga llogaria e saj bankare.

Ndaj të dyshuarve është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit për veprat penale të kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

Administrata Doganore theksoi se importi i botoksit është i rregulluar me procedura dhe leje të veçanta, ndërsa çdo tentativë për shmangie të ligjit do të sanksionohet. Autoritetet kanë ritheksuar se do të vazhdojnë politikën e tolerancës zero ndaj të gjitha formave të kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

2 41 miliarde denare per punesim durmishi paralajmeron mijera vende te reja pune 6a3514e52fd3e
Lajmi i mëparshëm

2.41 miliardë denarë për punësim: Durmishi paralajmëron mijëra vende të reja pune

netanyahu paralajmeron nuk do te tolerojme sulme ndaj ushtareve izraelite 6a352853a5c9f
Lajmi i radhës

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

Të fundit nga

ShkoLartë