tentoi te kalonte lumin por e mori rrjedha e ujit humb jeten 66 vjecari ne mat 695aa5571fdaa

Tentoi të kalonte lumin por e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

January 4, 2026
1 minut lexim

Një 66-vjeçar nga fshati Fshat i Klosit ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat në këmbë.

Rrjedha e fortë e ujit e ka marrë me vete 66-vjeçarin Xh.Zh i cili është gjetur i pajetë pas disa orësh kërkime, shkruan vizionplus.tv.

Grupet e zjarrfikëses dhe policisë kërkuan gjithë shtratin e lumit, ndërsa trupi i pajetë u pikas disa kilometra poshtë qytetit të Klosit në vendin e quajtur Kthesa e Cerujës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish punetoret e irakut dhe afganistanit paralajmerohet proteste ne kumanove 695a977a10ebf
Lajmi i mëparshëm

Ish punëtorët e Irakut dhe Afganistanit, paralajmërohet protestë në Kumanovë

sulmuesi i shqiperise protagonist 695aa5b43213b
Lajmi i radhës

Sulmuesi i Shqipërisë protagonist

Të fundit nga

ShkoLartë