tentoi te fillonte nje jete te re ne londer ekstradohet shqiptari pasi ishte denuar per vjedhjen e nje celulari 69adcb74db837

Tentoi të fillonte një jetë të re në Londër/ Ekstradohet shqiptari pasi ishte dënuar për vjedhjen e një celulari

March 8, 2026
1 minut lexim

Ekstradim nga Londra në Tiranë për vjedhje celulari, prangoset shqiptari! I vendoset “Rolex” GPS në këmbë

Edhe dënimi në mungesë për vjedhjen e një celulari mund të çojë drejt ekstradimit në Shqipëri duke e prishur qetësinë e një jete të re nisur në Angli. Kjo i ka ndodhur Dajlan Hoxhës i prangosur prej Policisë Metropolitane në Londër si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës.

Nga dokumentet e gjykatës të Ekstradimeve “Westminster Magistrate Court”, 28-vjeçari Hoxha është dënuar në mungesë prej Gjykatës të Tiranës për vjedhjen e një celulari të shtetasit me inicialet S.Y në 10 shtator 2021.

Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar apo jo Dajlan Hoxhën më 8 prill.

Po ashtu për llogari të Interpol Tiranës, Policia Metropolitane në Londër ka arrestuar disa ditë më parë Bekim Çelajn.

Gjykatës të ekstradimeve “Westminster Magistrate Court” iu tha se Çela, 25 vjeç, kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi më 28 shtator 2021, në fshatin Kovaçë të Tropojës ishte përfshirë mbjelljen e 38 rrënjë kanabis. Si akuzë të dytë ndaj Bekim Çelës rëndon ajo e mbajtjes të nga granate luftarake pa leje.

Ai është duke e ndjekur procesin e ekstradimit i lirë me kusht, me një pajisje monitorimi në këmbë GPS, pasi një i afërm pagoi një garanci pasurore në gjykatë me vlerë 1.000 stërlina. Për kërkesën e ekstradimit të Shqipërisë gjykata londineze do të vendosë më 26 tetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tirana mbetet e vetme ne fund 69adca853ad89
Lajmi i mëparshëm

Tirana mbetet e vetme në fund

ministri i jashtem krah anetarit te bundestag peter beyer hoxha mirenjohje per mbeshtetjen gjermane per rrugetimin tone drejt be se 69adcd54c3eaf
Lajmi i radhës

Ministri i Jashtëm krah anëtarit të Bundestag, Peter Beyer/ Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen gjermane për rrugëtimin tonë drejt BE-së

Të fundit nga

Alisson Becker nuk udhëton drejt Stambollit

Portieri titullar i Liverpoolit, Alisson Becker, do të mungojë në ndeshjen e së martës në UEFA Champions League ndaj Galatasaray, e cila zhvillohet në orën 18:30. Gardiani brazilian nuk ka udhëtuar me
ShkoLartë