Makinat e deputetëve kanë lënë Kuvendin, ndërsa menjëherë protestuesit kanë gjuajtur me vezë.
Ndërkohë policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Disa protestues janë shoqëruar sërish nga policia.
Numri i të shoqëruarve nga policia ka shkuar në 13.
Ndërkohë Seanca plenare e Kuvendit e kësaj të enjteje, 23 korrik, u mbyll mes tensionesh të forta, debatesh dhe përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e opozitës bllokuan për disa orë foltoren e Kuvendit, duke penguar zhvillimin normal të diskutimeve. Për shkak të situatës, mazhoranca vijoi me votimin e pikave të rendit të ditës pa diskutime, duke miratuar me procedurë të përshpejtuar të 31 çështjet e parashikuara.
Mes tyre ishin rezolutat për raportimet e institucioneve të pavarura, përfshirë SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme, Avokatin e Popullit, KLP dhe KLGJ, disa projektligje e amendamente, si dhe emërime të anëtarëve të komisioneve të prokurimit.
Burimi: botasot.info


