italia hap qendren e pare kunder varesise nga rrjetet sociale fokus te femijet dhe te rinjte 6a6238d1217d0

Italia hap qendrën e parë kundër varësisë nga rrjetet sociale, fokus te fëmijët dhe të rinjtë

July 23, 2026
1 minut lexim

Firence do të hapë qendrën e parë në Itali të dedikuar luftës kundër varësisë nga rrjetet sociale dhe teknologjia.

Projekti, i quajtur “Discover – Fuori dal Guscio”, synon të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë nga 10 deri në 25 vjeç të përdorin në mënyrë më të shëndetshme telefonat dhe internetin.

Qendra nuk do të jetë një klinikë, por një hapësirë ku të rinjtë do të marrin pjesë në aktivitete pa telefona, lojëra, punëtori krijuese dhe takime në grup.

Gjithashtu, do të ofrohet mbështetje edhe për prindërit, me këshilla se si të menaxhojnë përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tyre.

Nisma lindi pasi ekspertët vunë re se gjithnjë e më shumë të rinj kalojnë orë të tëra në rrjetet sociale, shpesh pa e kuptuar sa kohë po shpenzojnë.

Qendra pritet të hapë dyert pas verës dhe synon të shërbejë si model edhe për qytete të tjera në Itali.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione para parlamentit makinat e deputeteve largohen nga kuvendi protestuesit godasin me veze shoqerohen disa persona te tjere 6a6238725ed6e
Lajmi i mëparshëm

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë. Shoqërohen disa persona të tjerë

rikthehen destinys child babai i beyonce zbulon projekte te reja muzikore me kenge te 6a62399b67e22
Lajmi i radhës

Rikthehen Destiny’s Child? Babai i Beyonce zbulon projekte të reja muzikore me këngë të…

Të fundit nga

ShkoLartë