Tensionet në Ngushticën e Hormuzit u rikthyen sërish mëngjesin e sotëm, pasi Irani qëlloi dy raketa drejt anijeve tregtare.
Sipas medias amerikane “Axios”, një predhë goditi një tanker nafte, duke shkaktuar një zjarr në bordin e anijes në brigjet e Omanit, pranë Ngushticës.
Sulmi shihet si rrezik për memorandumin e mirëkuptimit me SHBA, ku palët zotoheshin të mos e sulmonin Ngushticën.
Po ashtu, presidenti Trump e pati garantuar Teheranin se nuk do të kryente asnjë sulm deri sa të përfundonte funerali i ish-liderit suprem Ali Ajatollah Khamenei, i cili pritet të varroset të enjten e 9 korrikut.
Burimi: opinion.al


