gjini takon eurodeputetin terras 6a4d1ff55fb71

Gjini takon eurodeputetin Terras

July 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamenti Evropian për Kosovën.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gjini bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve funksionale.

Ai theksoi se integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet mbi çdo interes tjetër për Kosovën, duke shtuar se AAK vazhdon të jetë e përkushtuar në këtë orientim strategjik.

“Integrimi në NATO dhe BE është mbi të gjitha interesat e tjera për Kosovën. Ashtu si gjithmonë, Aleanca vazhdon të qëndrojë fuqishëm në orientimin e saj për arritjen e këtyre caqeve”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kosova po përballet me një periudhë të vështirë si pasojë e, siç e cilësoi ai, papërgjegjësisë politike, duke përmendur humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian, rrezikimin e proceseve integruese, si dhe sfidat ekonomike dhe institucionale.

Gjini ka falënderuar eurodeputetin Terras për punën e tij dhe për angazhimin që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian.

“E falënderova raportuesin Terras për punën e tij dhe për insistimin që Kosova të bëjë hapa përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së”, ka deklaruar Gjini.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione ne ngushticen e hormuzit irani sulmon anijet tregtare 6a4d1b69351c5
Lajmi i mëparshëm

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

160 zjarre ne shqiperi brenda dy javesh 6a4d20760458f
Lajmi i radhës

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Të fundit nga

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) u zhvillua mbledhja e Komisionit Teknik Këshillimor, me fokus masat për sezonin e zjarreve, situatën aktuale në vend
ShkoLartë