tensione mes bdi se dhe lidhjes shqiptare replika te ashpra ne kuvend 6a3585616d4c4

Tensione mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare, replika të ashpra në Kuvend

June 19, 2026
1 minut lexim

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e sotme të Kuvendit mes deputetit të BDI-së, Musa Xhaferi, dhe deputetëve të Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela dhe Ilire Dauti.

Përplasja ndodhi gjatë diskutimit për Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të dorëzuar nga Lidhja Shqiptare. Gjatë debatit, Sela dhe Dauti akuzuan Xhaferin se po kritikon një zgjidhje ligjore që nuk e ka lexuar fare, duke theksuar se komentet e tij nuk përputhen me përmbajtjen e ligjit.

Replikat e ashpra në sallën plenare konsiderohen si kulmi i tensioneve të akumuluara ndërmjet dy blloqeve opozitare shqiptare, të cilat kohëve të fundit kanë ashpërsuar retorikën ndaj njëra-tjetrës.

Zhvillimet e sotme në Kuvend hapin dilema nëse opozita shqiptare po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve politike, me përplasje gjithnjë e më të hapura mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

anne hathaway shtatzene per here te trete zbulon barkun ne st tropez 6a3582be6b570
Lajmi i mëparshëm

Anne Hathaway shtatzënë për herë të tretë, zbulon barkun në St. Tropez

izraeli dhe hezbollahu arrijne marreveshjen e armepushimit 6a3598a8bd5f3
Lajmi i radhës

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Të fundit nga

ShkoLartë